Περιγραφή Προϊόντος
Shën Arseni i Kapadhoqisë (αλβανικά)
Mjedisi ku zhvillohen ngjarjet që lidhen me jetën e fortadmirueshme, e cila përshkruhet në faqet e këtij libri, është Farasa e Kapadhoqisë në Azi të Vogël. Azia e Vogël (sot pjesë e Turqisë) ka qenë qysh në lashtësi (rreth 2000 vjet para Kr.) pjesë e Komonuelthit Grek, që përfshinte zona përgjatë brigjeve të Detit të Zi, në Krime, Gjeorgji dhe Armeni.
Banuar prej grekësh, ajo u bë më vonë atdhe i të krishterëve të hershëm (kjo duket prej Letrave të Apostullit Pavël dërguar Efesëve dhe Galatëve) dhe më pas i Etërve të Më- dhenj të Kishës Orthodhokse, Vasilit të Madh, Grigor Theologut, Jan Krisostomit (Gojartit) etj. Shumë prej shenjtëve nga më popullorët, Shën Gjergji, Shën Nikolla dhe Shën Harallambi, lidhen me Azinë e Vogël, e cila edhe gjatë viteve të Bizantit s’pushoi së qeni burim pasurish materiale e shpirtërore, dhe kjo falë përpjekjeve asketike të Murgjve, prej të cilëve fitoi emër i gjithë rajoni.
Αξιολογήσεις
Δεν υπάρχει καμία αξιολόγηση ακόμη.